Arrestohet një person i armatosur në Suharekë
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet një person i armatosur në Suharekë

Emine Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të hënën pasi i armatosur kishte tentuar ta sulmonte një person.

Siç njofton PK-ja, sot rreth orës 15:00, Stacioni Policor Suharekë nga një ankuese femër ka marrë informacion se një i dyshuar është nisur i armatosur në drejtim të ambulancës në Studençan për të sulmuar vëllain e saj.

"Polica ka lokalizuar të dyshuarin dhe gjatë bastisjes së automjetit, në bagazh është gjetur një pushkë gjysmë automatikë, ndërsa në gjepat e tij janë gjetur katër fishekë.Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur 13 fishkë dhe 8 krehër të fishekëve", thuhet në njoftim.

Arma, municioni dhe provat tjera janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika