Aksident në autostradën ku lidhet Veterniku me Fushë Kosovën
Kronika

Aksident në autostradën ku lidhet Veterniku me Fushë Kosovën

Muharrem Miftari/RTKlive

Sot rreth ores 14:25 minuta ka ndodhur një aksident, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

 Bëhet e ditur se njësitet policore janë marrë me aksidentin.


MË SHUME NGA Kronika