Rrahu familjarët, arrestohet
Kronika

Rrahu familjarët, arrestohet

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë në Prizren, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij, si dhe sjellje agresive.

Siç njofton policia në raportin njëzetekatër orësh, ai ka demoluar edhe gjësendet nëpër shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur të martën pas orës 22:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika