Një i vetaksidentuar në fshatin Banjë të Malishevës
Kronika

Një i vetaksidentuar në fshatin Banjë të Malishevës

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime të rënda pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës.

Sipas raportit 24 -orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Banjë, të Malishevës.

Vktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, bëhet e ditur në njoftim.

‘Fsh. Banjë, Malishevë 16.08.2022 – 14:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”,  thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika