Policia ndalon një furgon për kontroll, gjejnë substanca narkotike
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia ndalon një furgon për kontroll, gjejnë substanca narkotike

Emine Hoti/RTKlive

Policët në Ferizaj , sot rreth orës 00:50 në fshatin Manastirc të Ferizajt, gjatë patrullimit në një furgon me targa vendore kanë gjetur narkotikë.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet i janë gjetur substancë narkotike, cigare të mbështjellura me marihuanë dhe një pako letra ( rizlla).

“Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, i dyshuari me inicialet L.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar ka pranuar se sasia e gjetur e narkotikëve është e tij”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore nga Njësia e Hetimeve,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .


MË SHUME NGA Kronika