Vetëplagoset derisa po e pastronte armën
Kronika

Vetëplagoset derisa po e pastronte armën

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë në Mitrovicë ka pësuar lëndime, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.

Siç njofton Policia në raportin njëzetekatër orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa atij  i është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika