Ngrihet aktakuzë ndaj burrit që rrahu bashkëshorten shtatzënë
Kronika

Ngrihet aktakuzë ndaj burrit që rrahu bashkëshorten shtatzënë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak ka sulmuar gruan e tij shtatzënë.

Prokuroria njofton se, i dyshuari pas një mosmarrëveshje rreth djalit të tyre njëvjeçar e kishte sulmuar bashkëshorten fizikisht.

“Më 17 korrik 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës,  M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë”, thuhet në njoftimin  e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gruaja ka pësuar lëndime në pjesë të ndryshme  të trupit  dhe në kokë nga ky sulm.

 “Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

 


MË SHUME NGA Kronika