Zjarr në një objekt në Graçanicë
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Zjarr në një objekt në Graçanicë

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt afarist në Suhodoll të Graçanicës është përfshi nga zjarri.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30.,  ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur dy vetura, makina pune, disa mjete dhe pajisje tjera ku vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë e madhe.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Rastin po vazhdon të hetohet dhe për të është njoftuar edhe prokurori.


MË SHUME NGA Kronika