09:12 / 21.08.2022
Gruaja në Fushë Kosovë pëson lëndime pasi bie ashensori
Emine Hoti/RTKlive
Një femër në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime pas rënies se ashensorit nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Siç njofton Policia viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
“Fushë Kosovë 19.08.2022 - 23:55. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe”, thuhet në njoftim. Rasti është duke u hetuar.























