Zhduket një 13 vjeçare nga Gjilani, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët
Policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka publikuar edhe fotografinë me qëllim të gjetjes së të miturës nga Gjilani të lindur në vitin 2009.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët me qëllim të gjetjes së një vajze të mitur 13 vjeçare me inicialet A.I nga Gjilani. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001
























