Hajnat vjedhin gjësende në një shtëpi në Graçanicë
BKT
Foto arkiva
Kronika

Hajnat vjedhin gjësende në një shtëpi në Graçanicë

F.Sertolli / RTKlive.com

Një person ka raportuar se është njoftuar nga një person tjetër (dëshmitar) se i është thyer shtëpia.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll, në Graçanicë. Tutje thuhet në raport se sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur disa gjësende.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga dëshmitari mashkull se i është thyer shtëpia. Sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur disa gjësende”, thuhet në njoftim.

Sipas raport, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe mbetet nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika