Të shtëna me armë zjarri në një aheng, arrestohen dy persona
Valmira Saraçi Sahatçiu
Në Fshatin Bubavec, pas urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të llojeve të ndryshme si dhe një gëzhojë.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng në Malishevë.
Arrestimet u bënë pasi Stacioni Policor në Malishevë pranoi informacion përmes rrugëve operative dhe hetimore se në një aheng në Fashtin Bubavec, komuna e Malishevës kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
“Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata janë sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të lloje të ndryshme si dhe një gëzhojë. Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar dy persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç bëhet e ditur dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, por ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.























