10:03 / 25.08.2022
Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 2 mijë e 240 gjoba trafiku
F.Sertolli / RTKlive.com
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shqiptuar 2 mijë e 240 gjoba trafiku, janë shënuar 33 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 19 aksidente me të lënduar.
Tutje, bëhet e ditur se për 24 orë, policia ka arrestuar 21 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.























