16:25 / 25.08.2022
Arrestohet një person i cili kërkohej për vrasje të rëndë në tentativë
RTKLive
Sot njësiti i Hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me njësitin për reagim të shpejt, kanë arrestuar një person të dyshuar.
“F. R, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë që është iniciuar me datën 15.08.2022 ne Obiliq” , njofton Policia.
Poashtu në njoftim thuhet se hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.























