Pranga kosovarit 35 vjeç, bartte ilegalisht 31 emigrantë|Video
J.Musliu/RTKlive
Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi nga Kosova. Ai është 35 vjeç. Arrestimi i tij u krye në Rrugën e Kombit pasi u kap duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm me furgon kundrejt pagesës prej 900 eurove për person.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
“Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, deklaron policia shqiptare.
“Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person”, njofton policia.























