Kultivoi bimë narkotike, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë
BKT
Foto: Gjykata Themelore- Gjakovë/Facebook
Kronika

Kultivoi bimë narkotike, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë

Valmira Saraçi Sahatçiu

Masa e paraburgimit iu caktua nën dyshimin e bazuar se M.H ka kryer dy vepra penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, thuhet se i pandehuri, dyshohet se në zonën malore, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike dhe atë 107 bimë të dyshuara të llojit kanabis.

Sipas njoftimit gjatë kohës sa njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik ka qenë në vëzhgim të parcelës së mbjellë me bimë të llojit kanabis, aty është parë se ka shkuar i pandehuri, duke u kujdesur në mirëmbajtjen e bimëve të mbjella.

“Po ashtu, pas një bastisje policore të realizuar në shtëpinë e tij ai ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit, automatik të markës AK-47, së bashku me një karikator me 17 fishekë, një karikator të revoles me 11 fishekë dhe një kuti plastike e armës të llojit CZ, në të cilën ndodhej karikatori i revoles”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika