Kamenicë, një person gjendet pa shenja jete në oborrin e tij
BKT
Kronika

Kamenicë, një person gjendet pa shenja jete në oborrin e tij

RTKlive

Një person në Kamenicë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, njofton Policia e Kosovës.

 

Njësitet e policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi vendin e ngjarjes, mjekësor kanë dalë në ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Poashtu, policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 


MË SHUME NGA Kronika