8 aktakuza për 24 orë
BKT
Kronika

8 aktakuza për 24 orë

J.Musliu/RTKlive

Në të gjitha Prokuroritë Themelore në vend, brenda 24 orëve, janë ngritur tetë aktakuza, kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë  persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave”, shkruan në njoftim.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale kurse ajo Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, dhe atë për shkak të veprave penale.

Sa i përket Prokurorisë Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.


MË SHUME NGA Kronika