Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
RTKlive
Në orët e mbrëmjes së datë 29 gusht 2022, njësitet policore në Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
"Në orët e mbrëmjes së datë 29 gusht 2022, njësitet policore në Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi te i njëjti gjatë kontrollit të detajuar në brez i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me pesëmbëdhjetë (15) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, njofton Policia e Kosovës.























