Prokuroria jep detaje për të arrestuarit lidhur me rastin e dhunimit
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Prokuroria jep detaje për të arrestuarit lidhur me rastin e dhunimit

Arlinda Sejda/RTK

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar mbi të rejat e fundit sa i përket rastit të dyshuar të përdhunimit të një vajze 11 vjeç, nga pesë persona.

"Lidhur me rastin e të miturës, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy (2) persona të tjerë”, deklaruan nga prokuroria për RTK-në.

“Ata janë të mitur dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orësh, derisa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore”, deklaron Prokuroria e Shtetit.

“Ndaj rastit në fjalë, prokurori i çështjes në koordinim me policinë dhe institucionet relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore".

Deri më tash në lidhje me këtë rast,bazuar në informacionet e  fundit të policisë, janë arrestuar katër persona kurse i pesti është identifikuar dhe është në kërkim.

Rasti i rëndë i dhunimit dyshohet e ka ndodhur të shtunën në mbrëmje dhe për shtatë orë, pesë persona të vende të ndryshme, dyshohet e kanë dhunuar një vajzë 11 vjeç në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika