10:59 / 31.08.2022
Tentohet rrëmbimi i një gruaje Prishtinë
E.Hoti/RTKlive
Një grua në Prishtinë ka raportuar të martën se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, pas përpjekjes së tyre të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti i iniciuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.























