11:02 / 31.08.2022
Sulmoi seksualisht shtetasen e Shqipërisë, arrestohet
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi seksualisht një shtetase të Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur më 28 gusht në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“ Fushë Kosovë 28.08.2022 – 14:45. Lidhur me rastin e lartcekur të raportuar nga ankuesja shtetase e Shqipërisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.























