102 aktakuza gjatë 24 orëve
BKT
Kronika

102 aktakuza gjatë 24 orëve

V.Thaçi/RTKLive

Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 102 aktakuza kundër 118 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar tri  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 12 persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe, ka ngritur 27 aktakuza kundër 29 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të pandehuri. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 22 aktakuza kundër 30 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur dy aktakuza, ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë aktakuza, kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sa i përket Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 32 aktakuza kundër tridhjetegjashtë 36 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika