Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri
E.Hoti/RTKlive
Mbrëmë rreth orës 22:00 njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.
Siç njofton Policia e Kosovës, konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Heroinat e Jasharve” në Skenderaj.
“Njësia policore ka ndaluar një automjet me taraga vendore me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, dy (2) karikator me shtatë (7) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar J. S.,46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.























