10:15 / 01.09.2022
Plagoset aksidentalisht një 13-vjeçar në Vushtrri
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 13- vjeçar në Vushtrri është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij.
Njoftohet se rasti ka ndodhur në dje në orën 16:00., ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Vushtrri 31.08.2022 – 16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Arma është konfiskuar nga Policia, ndërkaq rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.























