Arrestohet i dyshuari për degradim të integritetit seksual
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet i dyshuari për degradim të integritetit seksual

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura. I dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor me datën 01.09.2022 pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin kosovar E.M. (2003). I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Degradim i integritetit seksual”, procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”.


MË SHUME NGA Kronika