09:06 / 05.09.2022
Një i arrestuar për dhunë në familje në Shtime
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës bënë të ditur se mbrëmë ka pranuar një informacion se në fshatin Godancë i Epërm është një rast i dhunës në familje.
Siç njoftohet, Policia e rendit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin B.A (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babën e tij R.A ( M/K) i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje, ndërsa në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje për ta hetuar rastin.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje", thuhet në njoftim.























