37 aktakuza dhe 29 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit
V.Thaçi / RTKLive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar gjashtë persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kurse për datën tre shtator Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
E për datën dy shtator njoftohet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, se gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ndaluar dhjetë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.























