Arrestohet i kërkuar për vjedhje në Ferizaj
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

Emine Hoti/RTKlive

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve.

Policët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot në ora 11:00 në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë arrestuar personin me inicialet A.L (M/K), i moshës 22 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


MË SHUME NGA Kronika