15:32 / 05.09.2022
Tentim sulmi ndaj Rrahman Jasharajt, prokuroria nis hetim
RTKlive
Prokuroria ka nisur hetim për rastin e sulmit ndaj Rrahman Jasharajt.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për tentim sulmin ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj ka deklaruar se me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosje”, si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje.
Sot gjatë ditës, kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, pati një bashkëbisedim me mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë, kur një qytetar dyshohet e tentoi ta sulmojë.























