Sekuestrohen ilaçe të kontrabanduara nga Maqedonia Veriore
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Sekuestrohen ilaçe të kontrabanduara nga Maqedonia Veriore

EmineHoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar dje barna të kontrabanduara në fshatin Debëlldeh të Vitisë.

Siç njofton policia mallrat e kontrabanduara vinin nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

Si rezultat i veprimeve të marra, njoftohet se njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.

“ Gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të llojeve të ndryshme (24 lloje të barërave si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj.) të cilat janë sjellë në mënyrë ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dërgohet në terminalin doganor.

Rasti i kompletuar u dërgohet njësive kompetente për trajtim të mëtutjeshëm.


MË SHUME NGA Kronika