10:10 / 06.09.2022
Policia arreston të dyshuarin për ngacmim seksual në Prishtinë
Emine Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual në Prishtinë.
Siç njoftohet në raportin 24-orësh rasti ishte lajmëruar në polici më 19 gusht të këtij viti, ndërkaq tek dje është arrestuar personi i dyshuar.
“Më 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar dhe më pastaj e ka goditur viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























