10:26 / 06.09.2022
Hapet rast ndaj një gruaje në Ferizaj për braktisje të fëmijëve
Një grua në Ferizaj është intervistuar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
Sipas policisë ajo dyshohet se ka dalë nga shtëpia duke lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, për të bashkëjetuar me dikë tjetër.
“Ferizaj 03.09.2022 - 11:00. Më 05.09.2022 është intervistuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se me datën e lartcekur kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë” , thuhet në njoftim.
Rasti është në procedurë hetimore.























