09:20 / 07.09.2022
Arrestohet 16-vjeçari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Emine Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 16 vjeçar në Prishtinë për posedim të incizimeve intime mes të miturve.
Siç njofton Policia në cilësinë e provave materialea tij i është konfiskuar telefoni.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime.
“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.























