Një i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Një i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar një revole dhe 40 fishekë.

“Prishtinë 05.09.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole dhe 40 fishekë për të cilat i dyshuari posedonte leje valide”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “Dhunë familjare” kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika