Arrestohen dy persona në Bresalc, kapen me 18 kg marihuanë
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona në Bresalc, kapen me 18 kg marihuanë

RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën dy persona në fshatin Bresalc, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15.3 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika