Tre të arrestuar për sulm seksual ndaj dy të miturave
BKT
Kronika

Tre të arrestuar për sulm seksual ndaj dy të miturave

RTKlive

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura.

Sipas ankuesit vajzat i kanë nxitur të martohen në moshë të re.

“Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Skenderaj.


MË SHUME NGA Kronika