Ndalohen shtatë persona të dyshuar për shitje të paautorizuar të armëve
BKT
Foto arkiv: RTKlive
Kronika

Ndalohen shtatë persona të dyshuar për shitje të paautorizuar të armëve

RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se gjatë një operacioni policor të zhvilluar në lokacionet Pejë, Klinë, Mitrovicë, Skenderaj, ka ndaluar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe se gjatë bastisjes së shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të tyre ka gjetur dhe konfiskuar shtatë armë, 70 fishekë, gjashtë telefona si dhe disa dokumente që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa  të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika