Gjenden dy gra të vdekura në Mitrovicë
E.Hoti/RTKlive.com
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gra janë gjetur të vdekura, në dy raste të ndara në Mitrovicë.
Në raportin 24-orësh thuhet se njëra grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
”Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen”, deklaron policia duke shtuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Përveç këtij rasti, policia ka njoftuar edhe për një rast tjetër në Mitrovicë ku viktima është gjetur pa shenja jete.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent”, thuhet në raportin e PK-së, ndonse nuk tregohet vendi se ku është gjetur ajo.
Njoftohet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.























