Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për dhunimin e një të miture në Gjilan
Emine Hoti/ RTKlive
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar sot masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të pandehurve A. M. dhe L. M., të dyshuar për dhunim seksual.
Sipas njoftimit të gjykatës të pandehurit kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj.
“Ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit A. M. dhe L. M. gjatë muajit mars - prill në fshatin Pasjak dhe fshatin Velekincë, e kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj, viktimë kjo posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës nën 16 vjeç, e cila nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkupton marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim .
Gjykata deklaron se me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale, dhunimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).























