Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

RTKlive

Policia e Kosovë njofton se, dje në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve.

“Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon”, njofton zyra për informim e PK-së.

Bëhet e ditur se policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të dhe në  banesën e tij ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale.

I dyshuari është intervistua dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika