Apel për ndihmë nga policia
BKT
Kronika

Apel për ndihmë nga policia

RTKlive

Më datë 04 shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Melidin (Izudin) Adili, lindur më datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së  Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga shokët e tij të punës më datën 04 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, komuna Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkë për të mbledhë boronica, ndërsa kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.

Që nga momenti i raportimit të personit si person i zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe Vullnetar.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë apo Shqipëri.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kronika