Konfiskohen armë automatike e granata dore, arrestohet një person
BKT
Foto nga Facebook
Kronika

Konfiskohen armë automatike e granata dore, arrestohet një person

RTKlive

Policia e Kosovë njofton se dje gjatë një operacioni policor në Lipjan, janë sekuestruar, tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta 120 fishekë të armës AK-47 e gjëra të tjera, me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar .

“Gjatë një operacioni policor në Lipjan, janë sekuestruar:  tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës.

Njësitet policore të Lipjanit, kështu kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një  lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh”, njofton zyra për informim e PK-së.

Policia me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika