Plagosje me armë zjarri në Pejë
Naser Mekolli /RTKlive
Në fshatin Lutogllavё - Pejё, mbrëmë rreth orës 20:50, njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i lënduar ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekësor.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se viktima ishte i plagosur nga arma e zjarrit, nё vendngjarje gjithashtu ka dalё edhe ekipi mjekёsor tё cilёt me autoambulancё e kanё transportuar viktimën nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve i njёjti ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekësor”, njofton zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur. Njësitet relevante kanё shkuar tek shtëpia e tё dyshuarit, ku kanë kryer një kontroll- bastisje, meqë rast nё shtёpinё e tё dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё Ak 47.
“Pas një pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, tek i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, thuhet tutje në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit është ndaluar pёr 24 orё.

























