Një dy vjeçare në Istog gjendet e vdekur në shtëpi
BKT
Kronika

Një dy vjeçare në Istog gjendet e vdekur në shtëpi

Fadil Sertolli/ RTKlive

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për RTKlive se një 2-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Ai tha se 2-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në një bazen të vogël në shtëpinë e saj, dikund pas orës 12.

“Po mund ta konfirmoj se sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen dhe se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Sipas tij, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rasti për vdekjen e fëmijës është duke u hetuar nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe trupi i pa jetë i fëmijës është dërguar  në obduksion”, tha Gashi.


MË SHUME NGA Kronika