09:48 / 12.09.2022
Gjuan me arë zjarri në aheng familjar, arrestohet
E.Hoti/RTKlive.com
Është arrestuar një person nën dyshimin se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Letanc në Podujevë në ora 13:50.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja, poashtu është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë tjetër”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.























