Ndalohen nëntë persona, kërkohet paraburgim edhe për pesë të tjerë
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.
E Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) të dyshuari.
Kurse Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale.
Ndërkaq Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.























