Arrestohen dy persona, tentuan që t’i mashtrojnë dy të mitura
Shqipe Gashi/RTKlive
Policia e Kosovës njofton se më datë 09 shtator 2022 rreth orës 21:40, në Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran të kësaj komune, dy persona kanë tentuar që t’i mashtrojnë dhe t’i fusin në një veturë dy femra (të mitura) por viktimat kishin arritur që te largohen nga aty.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka kontaktuar me viktimat të cilat janë intervistuar në prezencën e prindërve, punëtorit QPS dhe avokatit. Polica menjëherë ka arritur që ta arrestojë njërin nga të dyshuarit e rastit, ku, pas intervistimit, me urdhër Prokurorit shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç bëhet e ditur, me datën 12. 09. 2022, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin kryesor të rastit.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor Istog, me datë 12. 09. 2022, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin kryesor të rastit dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Rasti është në proces nga njësiti i hetimeve të Stacionit Policor, në Istog.























