Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë, tre të lënduar
BKT
Kronika

Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë, tre të lënduar

K. Kasumi/ RTKlive

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje që ka ndodhur mes dy grupeve.

Po ashtu në raport thuhet se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, dhe lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.

“Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.  


MË SHUME NGA Kronika