Ndalohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
K.Kasumi/ RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Sipas KPRK-së, rasti në fjalë ka të bëjë lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.
Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
"Prishtinë, 14 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK- së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente", thuhet në njoftimin e prokurorisë.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar në qershor të këtij viti, si dhe në muajin gusht.
Me këtë arrestim numri përgjithshëm i të dyshuarve ka arritur në 12.























